-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi për vulën/ Berisha: Më 27 dhjetor, çdo demokrat përpara Gjykatës së Lartë

Kryesoret

Është mbyllur pas rreth 1 orë e gjysmë protesta përballë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit. Protesta ishte e qetë dhe u mbyll me fjalën e Berishës, ku ftoi simpatizantët t’i bashkohen protestave që do të mbahen çdo të enjte përballë ambienteve të Kuvendit.

Gjithashtu Berisha ftoi demokratët t’i bashkohen protestës që do të mbahet më datë 27 dhjetor përballë Gjykatës së Lartë.

Ju garantoj se do bëheni përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë, Edi Rama.

Me Edi Ramën kemi hesape të rënda për të larë. Edi Rama është sjellë ndaj nesh, ndaj jush njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit me hebrenjtë. Ata hebrenjve u hiqnin emrat dhe u jepnin nga një numër dhe ditë,javë, muaj atë thërriteshin me numra. Harronin emrat e tyre.

Por ne e garantojmë Edi Ramën se do e paguajë shumë shtrenjtë ata që ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë.

Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë.

Ne do qëndrojmë! Ne do fitojmë! E enjtja që vjen, të gjithë përpara parlamentit monist” tha Berisha ndër të tjera.

Opozita protestë, Berisha mesazh Ramës: Të ka ardhur fundi, kujto vitin 1997

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit