-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti votoi heqjen e imunitetit, Berisha: Regjimi nuk do të përballet me opozitën

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha pak orë pasi pasi Parlamenti votoi për heqjen e imunitetit mblodhi krysinë e partisë. Ai u shpreh se imuniteti  tij u hoq pasi regjimi mos të përballet me opozitën.

Berisha: Kjo mbledhje kryesie mblidhet në momentet më të jashtëzakonshme të historisë së forcës tonë politike. Momente kur regjimi i bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve, pasi e demaskuam dhe e demaskojmë çdo ditë për lidhjen me krimin.

Mendoj se zgjidhja e këtij demaskimi është arrestimi i kryetarit të PD me të cilin Edi Rama dhe kushdo tjetër e ka të qartë se nuk mund të bëjë pazare dhe me të cilin ai nuk përballon dot betejë.

E vërteta është se ne si opozitë, jo për dëshirën tonë, po për ndërhyrjet dhe përpjekjet për të lënë Shqipërinë pa opozitë kaluam një periudhë të vështirë, por përsëri megjithë vështirësitë e mëdha, megjithë forcë e korrupsionit, korrupsion i cili u përdor për shkatërrimin e opozitës shqiptare kjo nuk ndodhi

Opozita erdhi duke u fuqizuar gjithë e më shumë. Opozita erdhi duke u bërë zëdhënëse e vërtetë e interesave të shqiptarëve, zëdhënëse e vlerave që duhet të ketë një shoqëri e lirë.

Reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë. Edi Rama është një hajdut dhe diktator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit