-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Garda e armatosur”! Bardhi kallëzoi në Nikollën! Gjykata e rrëzon: Tani paguaj edhe shpenzimet!

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të rrëzojë duke mos filluar hetimet ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla pas denoncimit të kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Deputeti i PD-së, kallëzoi Nikollën me pretendimin se lejoi të futeshin brenda sallës së parlamentit gjatë kaosit të opozitës punonjës të gardës, të cilët ishin të armatosur.

“Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 11.12.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 248 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 496, datë 22.12.2023, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023” thuhet në vendim. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen ankuesit, konkretisht Bardhit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit