-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa audio dhe opozitën: Si i mbylli PS dyert e komisioneve parlamentare

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve miratoi një vendim të debatueshëm për t’i kaluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare, i cili nuk reflektohet në procesverbalin e mbledhjes së 1 nëntorit, por vetëm në një aneks të veçantë.

Konferenca e Kryetarëve e 1 nëntorit nuk pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, edhe për faktin se përveç deputetit Dashamir Shehi, pesë përfaqësuesit e tjerë të PD-së munguan ose u larguan nga mbledhja.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, sipas zbardhjes së diskutimeve në procesverbal, të pranishmit diskutuan edhe për sjelljen e opozitës, e cila sapo kishte nisur protestën për bllokimin e punës së komisioneve si reagim ndaj rrëzimit të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Megjithatë, sipas administratës së Kuvendit, zbardhja në letër nuk përfshin një moment të vetëm gjatë mbledhjes disa orëshe kur sistemi audio ‘nuk ka funksionuar’, gjatë së cilit mazhoranca miratoi vendimin e debatueshëm për kalimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online.

Çuditërisht, vendimi për kalimin e komisioneve parlamentare online – i cili reflektohet në një aneks të veçantë të procesverbalit të mbledhjes, nuk kujtohet nga deputeti i vetëm i opozitës në sallë, Dashamir Shehi.

“Nuk u diskutua fare,” tha Shehi në një bisedë telefonike,- “sepse po të ishte diskutuar do ta kundërshtoja si abuzim me të drejtën parlamentare”.

Sipas rendit të ditës, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve përfshinte prezantimit e projektligjit të buxhetit 2024 nga ministri i Financave, Ervin Mete dhe të kalendarit për miratimin e tij, si dhe miratimin e draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për tre javët në vazhdim./ BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit