-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në Turqi/ Guvernatori: Viktimat u përplasën nga makinat e tjera, nuk shihnin prej mjegullës

Kryesoret

Turqia u tondit mëngjesin e sotëm nga një aksident i cili la pas deri më tani 11 të vdekur dhe 57 të plagosur, ngjarja ndodhi në pjesën veriperendimore të Turqisë.

Në aksidentin e ndodhur në autostradën e Maramarasë u përfshinë 7 automjete, 3 prej të cilave autobusë dhe një kamion.

Deri më tani shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërkohë mediat turke raportojnë se një ndikim mund të ketë pasur dhe mjegulla e dendur.

Guvernatori i Sakaryas duke folur në për mediat pas aksidentit të tmerrshëm u shpreh se shumë nga viktimat humbën jetën, pasi dolën nga automjetet e tyre dhe u përplasën nga të tjera automjete që nuk kishin fushëpamje.

Guvernatori Karadeniz deklaroi më tej se, të plagosurit janë dërguar në spitale dhe puna e ekipeve në rajon vazhdon. Ekipet vijojnë largimin e automjeteve nga rruga në rajonin ku ka mjegull të dendur.

“Aksidenti është shkaktuar fillimisht nga përplasja e disa makinave me kamionë të tonazhit të rëndë. Mendohet se disa nga personat që kanë humbur jetën në aksident kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe janë goditur nga mjete të tjera që vinin nga pas”, u shpreh në deklaratën për mediat guvernatori.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit