Shtyhet për ditën e shtunë në orën 12:00 seanca gjyqësore që do të japë vendimin për kërkesën e SPAK-ut për Sali Berishën nëse do të jetë arrest shtëpie.
Vendimi është shtyrë për t’u dhënë kohë avokatëve që të dorëzojnë kërkesat për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, por edhe vendosjen në dispozicion të audios dhe procesverbaleve të mbledhjes së djeshme.
Kjo është hera e dytë që mbledhja shtyhet. Tani pritet vendimi nëse do të pranohet kërkesa për përjashtimin e Gjokës. Nëse po do të zëvendësohet për të nisur procedurën nga e para, në të kundërt do të jetë Irena Gjoka që do të vendosë.