-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Viti 2023 nën shenjën e SPAK-ut

Kryesoret

Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme u vunë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2023. Një numër i madh politikanësh, funksionarësh apo ish zyrtarësh, kryesisht të niveleve të larta të pushtetit qendror dhe atij lokalë, kapërcyen gjatë vitit, pragun e godinës së SPAK-ut në Tiranë, prej nga jo të gjithë dolën prej andej. Si kurrë më parë, Drejtësia nuk po stepej dhe para emrave me peshë.

Arrestimet dhe hetimet që përfshinë emra të rëndësishëm të socialistëve, ishin goditje jo të vogla për shumicën në pushtet, e cila bëri disa ndryshime në qeveri, ndërsa më herët kishte arritur fitoren më të thellë të regjistruar ndonjëherë në zgjedhjet vendore të 21 majit. Një fitore e favorizuar dukshëm dhe nga një opozitë e përçarë dhe në ditët e saj më të errëta.

Ish kryeministri Sali Berisha përfundoi po ashtu nën hetim, ndërsa sfida e tij ndaj gjykatës përfundoi me arrestin e tij në shtëpi. Një tjetër arrestim, ai i kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, u shoqërua me pasoja, për nisjen e bisedimet për grup kapitujt e parë me Bashkimin Europian. Greqia u hakmorr, duke përdorur veton e saj.

Inceneratorët

Dy dosjet e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit ishin mbyllur që më parë dhe në muajt e parë të këtij viti ato shkuan për gjykim. Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako, si dhe sipërmarrësit e përfshirë në këto dy projekte, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, konsiderohen përgjegjësit kryesor. Mbi ta rëndonin dhe akuzat më të rënda.

Ndonëse ishte pranuar gjykimi i shkurtuar, proceset u mbyllën vetëm në vjeshtë./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit