-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka mesazh për 2024-n: Të jetë një vit akoma më i mirë, me rezultate pozitive në Gjermani

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Përmes falënderimeve për të gjithë protagonistët e futbollit shqiptar, Presidenti Duka e konsideron vitin 2023 si një nga më të suksesshmit, teksa numëron edhe arritjet e mëdha të futbollit gjatë këtij viti.

“Sot, duke qenë dita e fundit e vitit 2023, gjej rastin të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për rezultatet e futbollit shqiptar gjatë këtij viti. Vërtetë viti 2023 mund të konsiderohet një nga vitet më të suksesshme dhe me më shumë ngjarje historike për futbollin shqiptar.

Kemi shënuar një rritje rekord të numrit të futbollistëve gjatë këtij viti, rreth 2 mijë të rinj që i janë bashkuar lojës tonë. Kemi investuar dhe ndryshuar infrastrukturën në vend me disa projekte në bashkëpunim me pushtetet vendore dhe me qeverinë e Shqipërisë.

Gjatë këtij viti kemi organizuar shumë aktivitete, kemi organizuar në mënyrë perfekte dhe me sukses garat kombëtare. I kemi shtuar ato, jo vetëm në futbollin profesionist, por edhe në futbollin amator. Pa dyshim edhe kampionatet e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Por ajo që është qershia mbi tortë, ai që është suksesi më i madh i Shqipërisë së futbollit për vitin 2023 janë paraqitjet fantastike të ekipit tonë kombëtar, rezultatet e saj dhe kualifikimi për në EURO 2024.

Kualifikimi i bindshëm si asnjëherë tjetër dhe i cilësuar si skuadra më e mirë e grupit. Viti 2023 do të mbahet mend gjatë si një vit i suksesshëm dhe me hapa pozitivë përpara për futbollin shqiptar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit