42-vjeçari shqiptar, Gjelosh Kolicaj i burgosur për pastrim parash ka fituar betejën me gjykatën angelze dhe është lejuar që të qëndrojë në Britaninë e Madhe me pretendimin e se përpjekjet për ta dëbuar cenonin të drejtat e tij njerëzore.
Sipas The Telegraph, ai fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se shqiptari kishte një rol të rëndësishëm në një grup të krimit të organizuar në Britani dhe ishte person me rrezikshmëri të lartë.
Por gjyqtarët e imigracionit, pranuan ankesën e tij kundër heqjes së shtetësisë dhe dëbimit të tij me arsyetimin se Home Office nuk mori parasysh të drejtat e tij të njeriut dhe pretendimet e tjera në vendimin e tyre.
Kolicaj fitoi shtetësinë Britanike në vitin 2009 pasi u martua me një grua britanike. Ai u divorcua nga ajo dhe u martua me një shqiptare në vitin 2013 me të cilën ka dy fëmijë. Të dy janë shtetas britanikë pasi kanë lindur në Britani. Gruaja e tij e re, një shtetase shqiptare, po kërkon leje të për të qëndruar në Britani.
Vendimi i gjykatës ka ngjallur reagime. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.
Kolicaj u dënua për pastrim parash në shkurt 2018 pas një hetimi nga autoritetet. Vendimi për t’i hequr nënshtetësinë u mor në janar 2021 pasi Kolicaj dhe vëllai i tij, një bashkëpunëtor, do të “vazhdonin të përbënin rrezik pas përfundimit të dënimit”./The Telegraph









