-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë në SHBA: Kujdes në përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Kryesoret

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts kërkoi vetpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në përdorimin e Inteligjencës Artificiale përmes raportit të fundvitit prej 13 faqesh.

Raporti po vlerësohet nga mediat amerikane si me qëndrime të dyfishta pasi zoti Roberts nuk u shpreh në tërësi as pro e as kundër përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Ai tha se kjo teknologji ka potencialin për shembull të ndihmojë gjykatat në zgjidhjen e rasteve më shpejt dhe me më pak kosto. Por, zoti Roberts vuri në dukje gjithashtu shqetësimet rreth privatësisë dhe faktin që kjo teknologji e re ende nuk e ka nivel e gjykimit njerëzor.

Ai parashikon që gjyqtarët njerëzorë nuk do të zëvendësohen së shpejti nga teknologjia, por, shton se, “me të njëjtin besim parashikoj se puna, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore, do të ndikohen ndjeshëm nga Inteligjenca Artificiale. Për këtë ai thekson se “çdo përdorim kërkon kujdes dhe vetëpërmbajtje”.

Komenti i Kryetarit të Gjykatës së Lartë vlerësohet si diskutimi më domethënës deri më sot për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në ligj dhe përkon me një numër gjykatash më të ulëta që po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyrën më të mirë për t’u përshtatur me një teknologji të re të me aftësi të jashtëzakonshme, por që gjithashtu ka treguar prirje për të gjeneruar përmbajtje fiktive që këtu quhen “halucinacione”.

Zoti Roberts përmendi një rast ku të ashtuquajturat halucinacionet e Inteligjencës Artificiale kishin nxitur avokatët të citonin raste që nuk kanë ndodhur asnjëherë në dokumentet e gjykatës./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit