38-vjeçari shqiptari Erion Bali, menaxher në një restorant, është viktima e aksidentit tragjik në Itali, që ndodhi në orën 05:20 të mëngjesit të sotëm, në via Mantova, Itali.
Bali humbi kontrollin e mjetit të tij, “Volkswagen Golf” dhe është përplasur me një parmak. Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin saqë humbi jetën në vendngjarje.
Dyshohet se 38-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon.
“E zuri gjumi në timon?” Shqiptari humb kontrollin e mjetit, përplaset për vdekje