-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku ke studiuar, sa është rritja, sa pakica? Cameron “merr në pyetje” ministrat e Kurtit

Kryesoret

Ish-kryeministri britanik, David Cameron, i cili tashmë po drejton diplomacinë e Mbretërisë së Bashkuar vitin 2024 e ka nisur me një vizitë zyrtare në Kosovës. Kjo pas rritjes së vazhdueshme të tensioneve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kanë folur për shkollimin e kësaj të fundit. Gërvalla dëgjohet teksa i tregon për studimet e saj gjatë viteve të 90-ta, ndërkohë që Cameron e pyet nëse ka studiuar në Berlin apo në ndonjë vend tjetër. “Jo, kam studiuar në Hamburg dhe më pas kam shkuar në Bon, ish-kryeqytetin”, dëgjohet teksa i përgjigjet Gërvalla.

Cameron më pas ka shkëmbyer disa fjalë edhe me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç, me të cilin kanë biseduar për minoritetet që ndodhen në Kosovë. Rashiç i ka numëruar komunitetet duke filluar nga serbët si minoriteti më i madh në Kosovë, më pas ka përmendur turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë dhe goranët.

Ndërkohë ministren e Zhvillimit Ekonomik e ka pyetur për rritjen ekonomike. Rizvanolli i ka thënë se gjatë vitit 2023 ka qenë 4%, shifër kjo që e ka befasuar edhe kryediplomatin britanik, shkruan Gazeta Express. “Kjo është ajo çka do të ëndërronim të gjithë” i ka thënë Cameron Rizvanollit.

Pas këtyre bisedave me ministrat, në dhomën është futur Kurit i cili e ka përshëndetur kryediplomatin britanik, i cili edhe i ka treguar Kurtit për bisedën me Rizvanollin dhe shifrën prej 4% të rritjes ekonomike. Cameron përveç bisedave paska më relaksuese me ministrat, ka dhënë dhe mesazhe të forta sa i përket sovranitetit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit