-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bebi” famëkeq dorëzohet në Rinas

Kryesoret

Një 52-vjeçar i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është ekstraduar nga Franca.

Fraklin Xhelaj, i njohur me pseudonimin “Bebi”, dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjesërisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj tij, më 19 korrik 2021, GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

52-vjeçari, banues në Fier, dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe veprimet e bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit