Përgjimet dhe ndjekja e organizatës kriminale në Blegjikë çoi në arrestimin e 18 anëtarëve të sajë, mes tyre dhe 12 shqiptarë të cilët akuzohen për trafikim droge dhe armësh nga Amerika e Jugut.
Ndër ta për policinë belge dallon shqiptari Fatos Markaj i cili sipas autoriteteve, rezulton të jetë një ndër drejtuesit e bandës kriminale.
Personi në foto është pikërisht Markaj, 51-vjeç, dhe ndër të tjera në biznesmen i dëgjuar në qytetin e Antwerp.
Kjo pasi policia informon se ai është pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it.
Në këtë ambient pikërisht në mblidheshin edhe anëtarët e grupit për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës.
Trafikonin drogë dhe armë/ Shkrihet banda shqiptare në Belgjikë, 18 të arrestuar (EMRAT)
Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge.
Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli.
Në këtë aksion koordinuar edhe me policinë shqiptare u angazhuan 275 efektivë të polocisë belge.