-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtronin dhunë në familje, prangat dy kryefamiljarëve në Pogradec

Kryesoret

Ditën e sotme nga policia e Korçës janë raportuar raste dhune në familje për të cilat kanë përfunduar në pranga 2 persona.

Siç njoftojnë uniformat blu, është kapur 39-vjeçari, me inicialet D.M., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare dhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe O. B., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 18-vjeçar F. L., pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. M., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare dhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

O. B., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

E. K., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin, pas verifikimit, rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 18 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15 vjeçe. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit