-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Zgjedhorja” dështoi, Bylykbashi: S’e njohim Enkelejd Alibeajn!

Kryesoret

Sot dështoi mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore. Shkak u bë bllokimi i sallës nga grupi i Sali Berishës. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi Enkelejd Alibeaj nuk e ka besimin e opozitës për të qenë bashkëkryetar i kësaj reforme.

Të kthehet tradita 20 vjeçare e reformës zgjedhore. Oferta jonë është e thjeshtë, kërkojmë që të respektohet tradita e 20 viteve opozita shumicë për Kodin. Nuk do të ketë normalitet në parlament.

Këto janë rregullat bazë ku ngrihet një parlament. Ndryshe një reformë e njëanshme çon në një konflikt të gjatë. Ne kërkojmë normalitetin menjëherë. Grupi dikur vendosi për Enkelejd Alibeajn më pas vendosi ta ndryshonte” tha ai.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu u kërkoi deputetëve të Lulzim Bashës që të mos bashkojnë votat me socialistët për të bërë numrin magjik, 84, që duhet për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.

Edi Rama nuk i ka 84 vota. I bëj thirrje cdo deputeti të opozitës të mos bashkohet në një farsë për të shkatërruar zgjedhjet e lira. Kolegëve opozitarë u them se marrëveshja e parë është brenda opozitës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit