-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heqja e banderolave Putin-Vuçiç, “inatoset” ministri serb: Kurtit i mungon shtetësia

Kryesoret

Ministri i jashtëm serb Ivan Daçiç ka reaguar për heqjen e banderolave Putin-Vuçiç nga ana e qeverisë së Kosovës.

Daçiç u shpreh se veprime të tilla janë duke rrezikuar serben në Kosovë, referuar këtu dhe ndalimit të denarit serb nga ana e Kosovës.

Ai ka shtuar se “Kurti do të ketë një milion ide për të vërtetuar se ka diçka që në fakt nuk e ka, e që është shtetësia”.

“Kurti do të ketë një milion ide për të theksuar diçka që nuk e ka e që është shtetësia. Ideja e tij është të kalojë në përshkallëzime të reja”, ka pretenduar Daçiçi në televizionin në shërbim të pushtetit serb “TV Pink”.

Ai ka pretenduar se, “ashtu si dikush që ka nevojë për prova sepse të gjithë e dinë se është e kundërta, edhe Kosova dëshiron të shkruajë kudo Republika e Kosovës”.

“Edhe në fletëvotime kanë shkruar Republika e Kosovës për të vërtetuar se kanë shtet. Problemi është se bashkësia ndërkombëtare e toleron këtë dhe thotë se nuk mund t’i bëjnë presion Kurtit. Epo, ata nuk mund të bëjnë asgjë”, është ankuar shërbëtori i vogël dhe më pas edhe trashëgimtari i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç në krye të partisë së tij famëkeqe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit