Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të krimit në familje, ku një 35-vjeçar mbante të “burgosur” në shtëpi nënën, gruan dhe fëmijët e tij.
Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.
Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumirë që ajo i kishte dërguar të afërmve të saj.
Policia kishte marrë informacion prej kohësh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në momentin që ka shkuar në banesë, ka dëgjuar zërat e njerëzve që ishin brenda saj, por asnjë nuk mund të dilte.
Ka qenë vetë 35-vjeçari ai që i ka hapur derën policisë.
Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Mbante peng me dhunë familjen në shtëpi, babai: E bëja për t’i mbajtur nën kontroll