-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj: SPAK po heton dhe kafet që kam pirë, por jo inceneratorët

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë në “Çim Peka LIVE” ka folur në lidhje me hetimet e SPAK ndaj tij për aferën e inceneratorëve, ku Ahmetaj mohon se ai është duke u hetuar për këtë çështje.

Ai thotë se është duke u hetuar gjithë jeta e tij, përfshirë këtu dhe marrëdhënia me partneren e tij, por jo për inceneratorët, kjo pasi ai nuk është pjesë e kësaj afere.

Ahmetaj tregon se nuk ka pasur një funksion të tillë që të përfshihej në këtë procedurë, por shpjegon gjithashtu se dyshimet në dosjen që po hetohet nga SPAK, janë për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të ardhurash.

“Arben Ahmetajt po i hetohet e gjithë jeta, përveç inceneratorëve, gjithë jeta. Edhe marrëdhënia ime me partneren time, Eriolën, që kur ka nisur. Madje me kë kam pirë kafe, kam biseduar, kam ngrënë drekë dhe me kë kam udhëtuar. Por vetëm procedura e inceneratorëve jo, dhe inceneratorët. Pse? Sepse nuk jam pjesë e procedurës.

Nuk jam pjesë. Të mos qenit pjesë e procedurës nuk e kam bërë as nga halli dhe as nga qejfi, por nuk kam pasur funksion të tillë, që të përfshihesha në procedurë, nuk kam qenë autoritet kontraktor. Madje, e kam thënë. Unë në funksionet e mia zyrtare nuk kam ndonjëherë mundësi, as të jap leje ndërtimi, as të bëj prokurim.

A u bën 1.1 miliardë dollarë në rindërtim, gjithë prokurimet janë bërë nga palë të treta, autoritete nënkontratore të vendosura me ligj dhe vendime qeverie. Nuk po hetohem për inceneratorët, po hetohet jeta ime. Është interesante. Dyshimet në dosje janë e para për fshehje të ardhurash, e dyta korrupsion dhe e treta për pastrim parash” u shpreh ish-zv.kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit