-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohen kontrollet në veri të Kosovës, zyrtarët e lartë vizitojnë nga afër kufirin me Serbinë

Kryesoret

Krerë të policisë së Kosovës dhe ministra të qeverisë kanë vizituar sot zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit në veri të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë vizitë kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas mediave në Kosovë kjo vizitë ka ardhur edhe pas raportimeve lidhur me kontrabandën në këtë zonë.

Sipas mediave në Kosovë kjo vizitë ka ardhur edhe pas raportimeve lidhur me kontrabandën në këtë zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit