-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Luftë” në Rotterdam, Feyenoord dhe Roma ndahen në barazim

Kryesoret

Pasditen e sotme në fushë zbritën ndeshjet e para të Europa League për fazën e 1/16-tave.

Në Roterdam, barazim i çmendur 1-1 mes Feyenoord dhe Romës. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Në shtesë, holandezët morën epërsinë me , duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Skuadra e De Rossit insistoi për të vendosur ekuilibrat dhe ia doli mjaft mirë të bëjë diçka të tillë. Një goditje mjaft e bukur me kokë e Lukakut në minutën e 67-të, ishte e pamundur për t’u pritur nga portieri vendas.

Në të 88-tën, portieri shpëtoi Romën nga pësimi i një goli të sigurt. Feyenoord shtoi presionin, madje goditi shtyllën në shtesë, por fati ishte me italianët.
Tashmë ekipi që do kualifikohet do të mësohet në sfidën e kthimit, me 22 shkurt.

Galatasaray-Starta Prague përfundoi 3-2, takim ky i mbajtur në Stamboll dhe i vendosur vetëm në 90+ nga Maurito Icardi. Mesfushori shqiptar i skuadrës çeke, Qazim Laçi u aktivizua titullar, duke luajtur kështu 74 minuta.

Në Conference League spikat Sturm Graz-Slovan Bratislava, me skuadrën austriake që merr një sukses të rëndësishëm 4-1 në aktin e parë, për të shkuar kështu e qetë në takimin e kthimit. Në sfidat e tjera, Olympiacos mundi 1-0 Ferencvaros, me golin e El Kaabi.

Europa League:

Feyenoord 1-1 Roma

Galatasaray 3-2 Sparta Prague

Shakhtar 2-2 Marseille

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit