-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Trump shkund aleatët e NATO-s

Kryesoret

Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të madhe në aleancën 31-anëtarëshe të NATO-s me plot 3.3 milionë pjesëtarë.

Trupat amerikane janë të dislokuara gjetkë në Evropë: në vende anëtare të NATO-s, si Polonia, Lituania, Letonia e Gjermania, por edhe në vende joanëtare, si Kosova apo Qiproja. Qëllim i tyre është paqeruajtja ose ndonjë mision tjetër bashkëpunimi.

Në Kosovë, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka aktualisht mbi 4.400 ushtarë, prej tyre 572 amerikanë. Mandat i tyre është të ruajnë paqen dhe të frenojnë ndonjë armiqësi të re kundër Kosovës.

Javën e kaluar, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili pritet të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i ka shtangur aleatët këndej Atlantikut, me disa deklarata që sfidojnë karakterin unitar të NATO-s.

Duke folur në një tubim politik në Karolinë të Jugut, ai ka thënë se SHBA-ja mund të mos i mbrojë aleatët që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje, në rast se sulmohen nga Rusia.

“Nuk do t’ju mbroj. Në fakt, do ta inkurajoja [Rusinë] të bëjë çfarë dreqi do. Duhet të paguani. Duhet të paguani faturat”, ka thënë Trump.

Lemeri – ka qenë emëruesi i përbashkët i reagimeve të aleatëve në Evropë. Ndërsa, presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka shumë gjasa të sfidohet nga Trumpi në garën për rizgjedhje në nëntor, ka thënë se deklaratat e tij janë “të rrezikshme, të turpshme dhe joamerikane”.

“Derisa unë jam president, nëse [presidenti rus, Vladimir] Putin sulmon një anëtar të NATO-s, SHBA-ja do të mbrojë çdo inç të territorit të NATO-s”, ka thënë Biden (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit