-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amnistia/ Nallbati i përgjigjet akuzave: Kërkoj barazi gra-burra, jo falje të zyrtarëve

Kryesoret

Deputeti Bledion Nallbati ka deklaruar se ai nuk është duke propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar, pra duke përgenjështuar akuzat që i janë hedhur kohëve të fundit në lidhje me Amnistinë Penale.

Deputeti shpjegoj se amendamenti që ai ka dorëzuar synon garantimin e barazisë midis të dënuarve meshkuj dhe femra, duke rritur masën përfituese për të dënuarit meshkuj nga 3 vjet në 4 vjet.

REAGIMI:
Në projektligjin për Aministinë, ndryshe nga sa ka dezinformuar Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, nuk kam propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar, që janë dënuar apo gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Amendamenti që kam dorëzuar synon në thelb garantimin e barazisë midis të dënuarve meshkuj dhe femra, apo kategorisë së veprave penale, duke rritur masën përfituese për të dënuarit meshkuj nga 3 vjet në 4 vjet.

Amendamenti që përflitet për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 5 është një propozim apo ndryshim i bërë nga relatori i PS z. Plarent Ndreca. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar të PD nuk ka votuar pro projektligjit në Komisionin e Ligjeve.

Gjithashtu Nallbati ka publikuar dhe amendamentin e plotë të dorëzuar prej tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit