-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punonjësit në spital, nëndrejtori: Janë helmuar

Kryesoret

Ditën e djeshme 7 punonjës të një fabrike që merret me prodhimin e pajisjeve elektrike janë shoqëruar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Dje njëri prej punëtorëve në anonimitet, për shkak të frikës se e heqin nga puna, deklaroi për mediat se janë spërkatur me helm për minjtë disa kabllo të cilat ata i kalojnë me duar për shkak të punës. Punëtorët kishin të vjella dhe ndodheshin në gjendje asfiksie.

Ndërsa ditën e sotme janë paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë dhe disa punonjës të tjerë. Por ndryshe nga dita e djeshme, ku në dispozicion u vendosën 3 ambulanca, këtë herë ata kanë shkuar personalisht për të kërkuar trajtim mjekësor.

Në një deklaratë për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, bëri me dije se gjatë ditës së sotme janë paraqitur në spital 11 pacientë me shenja të lehta intoksikimi dhe se janë duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa deklaroi se janë jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit