-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkitë injorojnë kushtet e lejeve të ndërtimit

Kryesoret

Në të paktën tetë bashki të audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, procedurat që janë ndjekur për lejet e ndërtimit, plotësimi i dokumentacionit, respektimi i pagesës së detyrimeve apo përmbushja e kritereve teknike dhe urbane ka shfaqur probleme në një apo disa aspekte.

Të publikuara së fundmi, raportet e auditit kanë marrë në analizë bashkinë Vorë, për të cilën nënvizohet se për disa objekte nuk janë respektuar distancat minimale nga objekti në objekt dhe për këtë janë sjellë edhe rastet konkrete.

Ndërkohë, edhe një tjetër bashki, ajo e Pogradecit, duket se ka të njëjtin problem. Raporti i auditit nënvizon se lejet e ndërtimit të audituara janë miratuar në mos përmbushje të dokumentacionit të rregullt sektorial për ndërtimin, duke evidentuar mangësi që lidhen me treguesit e distancave ndërmjet ndërtimeve dhe pronave.

Për Bashkinë Mirditë sa i takon lejeve problematika e evidentuat lidhet me dokumentet që nuk janë të nënshkruara elektonikisht. “Nga DPKZHT dhe Bashkia Mirditë të merren masa për të kontrolluar nënshkrimin elektronik në të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në sistemin e-lejet, të vërtetojë nëse këto dokumente janë nënshkruar ose jo elektronikisht, nëse ky nënshkrim është kryer sipas përcaktimeve ligjore dhe nëse është kryer nga personat përgjegjës për hartimin e këtyre dokumenteve” thuhet në raport.

Për bashkinë Selenicë problematika sa i takon lejeve ka të bëjë me komunikimin institucional ku sipas raportit nuk është saktësuar se cilat sipërfaqe kanë kaluar për ndërtim objektesh.

“Drejtoria e MTPM, Bordit të Kullimit, Pyjeve dhe Kullotave nuk ka bashkëpunuar me DPZHT Bashkia Selenicë, për të marrë informacion lidhur me sipërfaqet që kanë kaluar për ndërtim objektesh, si dhe nga ASHK për ato sipërfaqe me transaksion për shitje tokash apo për regjistrim të lejeve të ndërtimit” thuhet në raport./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit