-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fejesa nuk ka lidhje”! “Krushku” i Pëllumb Metës: Ky muhabet ishte mbyllur para 5 muajsh

Kryesoret

Deklarata dhe alibi të shumta dalin në skenë për vrasjen e Pëllumb Metës, babai i cili u qëllua për vdekje me armë nga fëmijët e tij pasi donte të fejonte me zorë vajzën e tij 19-vjeçare.

Një alibi e cila është hedhur poshtë nga familja me të cilën Meta do të lidhte krushqi.

Flasin tre fëmijët në gjyq: Si e vramë dhe groposëm babanë

Duke folur zyrtarisht për Report.Tv, kryefamiljari që donte të merrte Hygerta Metën nuse për djalin, ka deklaruar se Pëllumb Meta nuk donte ta fejonte vajzën dhe se ky muhabet ishte mbyllur para 5 muajsh.

“Historia e fejesës me shkuesi me vajzën e Pëllumb Metës, Hygertën, është mbyllur që para 5 muajve. Thjesht ka qenë një mendim historia e fejesës, por babai i Hygertës ka thënë se vajza do të vazhdojë shkollën. Vajza ishte në shkollë, i ati e çonte dhe e merrte përditë nga shkolla” ka thënë Riza Qatja.

Edhe ditën që Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij, Riza Qatja thotë se ai ishte në lokalin e tij duke pirë kafe, ndërsa shton se po të donte ta fejonte vajzën do e kishte hequr nga shkolla.

“Edhe ditën që është vrarë Pëllumbi ka qenë këtu, (në lokal) ka dalë në orën 12:55. Po të ishte që do kishim probleme për fejesën, nuk vinte këtu të pinte kafe përditë.  Fejesa është kot, nuk ka lidhje fare. Po të donte ta fejonte, do e bënte, do e kishte hequr nga shkolla. Por babai kishte ndërmend t’i blinte edhe makinë. Këtë ma kanë treguar shokët e Pëllumb Metës që punojnë tek tregu i makinave”, u shpreh më tej ai.

E kushërira e Blerina Metës: Pëllumbi ishte egërsirë, e ka torturuar gruan!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit