-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama letër Blinkenit: Shqipëria synon të presë Samitin e NATO-s në 2027-ën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka bërë publike letrën me të cilën i është drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vizitës së tij historike në Tiranë më 15 shkurt.

Në letër Rama theksoi se Shqipëria mbetet e dedikuar në angazhimin në aleancën me SHBA. Po ashtu shpalos ambicien që Shqipëria të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027, si një vend që ka treguar gjithmonë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës.

Pjesë nga letra:

Besoj se ka ardhur koha që Aleanca të thërrasë një Samit të plotë në Ballkanin Perëndimor, për herë të parë ndonjëherë. Pas diskutimit tonë në Tiranë, dëshiroj të ritheksoj synimin e Shqipërisë për të pritur Samitin e NATO-s 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia e ka ofruar bujarisht për të pritur.

Si një vend aleat, Shqipëria ka treguar gjithmonë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës. Duke ecur përpara për të pritur Samitin e NATO-s, ajo përsërit rolin e saj si fener i vlerave dhe qëllimit të Aleancës në këtë pjesë të Evropës.

Kjo ngjarje do të ishte me rëndësi historike dhe strategjike si për rajonin ashtu edhe për Aleancën. Do të përcillte mesazhin e fortë se rajoni është i një rëndësie strategjike për Aleancën.

Faleminderit përsëri, Sekretar Blinken, për vizitën tuaj në Tiranë dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në përpjekjet e Shqipërisë për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin në rajon”-thuhet në lëtrën e Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit