-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Tirana dhe Laçi harrojnë të fitojnë, ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Kryesoret

Tirana dhe Laçi u përballën pasditen e sotme në “Elbasan Arena” për javën e 25-të të Superiores. Një sfidë e cila nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, duke bërë që dy ekipet të vazhdojnë ecurinë e tyre pa fitore në javët e fundit.

Laçi është ai që po vuan më shumë, në 7 ndeshjet e fundit kurbinasit regjistrojnë 6 barazime dhe 1 humbje, fitore 0. Madje sfida e sotme nisi jo mirë për ta, që në minutën e 18-të Paulo Silva u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë të tijët në inferioritet numerik.

Tirana nga ana tjetër në 4 ndeshjet e fundit regjistron 3 barazime dhe 1 humbje, por e favorizuar në këtë përballje nga kartoni i kuq zhvilloj një ndeshje kryesisht në sulm.

Kryeqytetasit gjetën avantazhin në të 54-tën me Lushkajn, megjithatë Laçi nuk i humbi shpresat dhe 10 minuta para përfundimit gjeti arazimin me Myrtajn.

Tirana renditet në vendin e katërt me 35 pikë. Për Laçin barazimi i pestë radhazi në kampionat dhe vendi i shtatë në renditje me 30 pikë.

Shikoni KËTU golat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit