-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmosi deklaratën e Tiranës, Vuçiç: Nuk flitet për sanksionet kundër Rusisë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç firmosi deklaratën e përbashkët të Samitit të Tiranës për Ukrainën, por për mediat u justifikua duke u shprehur se deklarata nuk i përmend sanksionet kundër Rusisë e as ndikimin keqdashës rus. Dhe kjo, sipas tij, u bë e mundur me kërkesë të Serbisë.

“Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë. Jemi informuar se kjo është pranuar.

Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe nuk përmendet ndikimi keqdashës rus. U thashë se, pavarësisht dëshirës për të ruajtur ligjin ndërkombëtar dhe miqtë ukrainas, ne nuk mund ta pranojmë këtë”, tha Vuçiç.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Deklarata e Samitit të Tiranës: Rusia, kërcënim i madh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit