-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg, merret sot vendimi për fatin e Belerit

Kryesoret

Ditën e sotme do të merret vendimi nga GJKKO për Fredi Belerin i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.

SPAK ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, mbi të cilin rëndon akuza se këto zgjedhje i ka fituar pikërisht duke blerë vota nga qytetarët.

Beleri u arrestua në 12 maj të vitit të kaluar, ndërsa në seancën e fundit atë të 28 shkurtit ai dhe Pandeli Kokaveshi pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale.

Një gjykim i cili vazhdon të sjelli shumë polemika, avokati i tij Geni Gjyzari përmblodhi të gjitha pretendimet në 54 faqe, të cilat sipas tij dëshmojnë pafajësinë e Belerit. Gjyzari nuk u kursye në deklaratat e tij për mediat duke thënë se ky është një gjykim i montuar me prova dhe dëshmitarë të mësuar nga policia si dhe autoritetet me qëllim për të lënë në burg Belerin si dhe për të mbajtur peng Himarën.

Një vëmendje të veçantë ky gjykim ka dhe nga mediat greke, të cilat mbështesin Belerin madje së fundmi kanë marrë ‘në shënjestë’ dhe gjyqtaren Irena Gjoka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit