Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës në fshatin Rrile, ku një person ende në rrethana të pa qarta është plagosur me armë zjarri. Raportohet se i plagosur ka mbetur Agron Puka, i cili është në gjendje të rëndë për jetën.
Më herët u raportua se personi kishte mbetur i vrarë por bëhet me dije se 54-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.
Pritet ende një njoftim i policisë në lidhje me ngjarjen e cila ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.