-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Nuk është sukses nëse Rama na jep dy komisione hetimore

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nuk e cilëson aspak sukses nëse nga marrëveshja me socialistët marrin të drejtën për dy komisione hetimore. Ai kërkoi që aksioni opozitar të vazhdojë për lirimin e Sali Berishës nga arresti dhe protestat. Mohoi për gazetarët se ka pasur debat me deputetin demokrat Bledjon Nallbati.

Unë kam thënë që edhe nëse jepen komisionet nuk janë suksese sepse situata është përkeqësuar këtë periudhë me izolimin dhe burgosjen politike të zotit Berisha. Pastaj aksioni mund të kombinohet.

Por mos mendojmë se nëse marrim dy komisione arrijmë suksesin. Ne suksesin nuk e kemi me Ramën por me elektoratin tonë. Si duket çimkat nuk kanë punuar mirë këtë radhë. Ne duhet të koncentrojmë aksionin tonë në atë që është ngjarja më e rëndë, izolimi politik i kryetarit të partisë.

Aksioni duhet bërë brenda, jashtë parlamentit dhe në cdo tribunë. Kështu do të vepronte cdo parti që kryetarin e ka të izoluar. Kjo është kauza jonë kryesore. Si do ta realizojmë? Është e larmishme, e gjerë, jo vetëm në parlament, Bruksel apo Strasburg…” tha ai.

‘Ti nuk ke bërë asgjë, të shpëtojmë Berishën’! Debat Shehu-Nallbati brenda PD-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit