-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po ngushtohet laku, Endri Shabani: Pse Rama dhe Berisha janë bashkë

Kryesoret

Drejtuesi i nismës “Thurje” Endri Shabani në një intervistë për “5Pyetjet.al” me skype u shpreh se pavarësisht paktit që po bëjnë kryeministri Edi Rama me Sali Berishën nuk mund ta ndalin dot rrotacionin që ka nisur.

E para kasta e vjetër nuk ka qenë asnjëherë veç, bashkë kanë qenë në bregdetin e Jugut, Gjirin e Lalzit, bashkë në Kodrat e Tiranës, privatizimin e pronës publike, bashkë kur fshehin paratë nëpër offshore apo tuba sobe.

Padyshim që luajnë, bëjnë spektakël, japin shfaqje për ata pak njerëz që vazhdojnë t’u besojnë. Sot qoftë, Rama, Berisha apo Meta, janë shumë të ngjashëm me njëri tjetrin nga pikëpamja financiare, kulturore, moralit shoqëror që kanë. Është iluzion që kanë qenë ndonjëherë veç dhe tani po bëhen bashkë.

Bashkë e kanë dominuar skenën. Që do ta mbyllin skenën për të rinjtë nuk varet nga ta. Sot të gjithë bashkë kanë më pak se 40% e votave. Ata të gjithë bashkë janë pakicë. Situata po ndryshon. Rotacioni ka nisur. Kjo klasë është në fund. Ia ka dalë ta mbajë këtë vend peng më shumë se në Kosovë apo Maqedoni. Ky është fundi i tyre. Mos kini dyshim” tha ai.

Por përse po ndodh kjo marrëveshje? “Ka disa zhvillime që nuk kanë ndodhur kurrë në 30 vite. Nuk e ke pasur Berishën të izoluar në majë të ballkonit, njerëz kaq afër Ramës në hetim, burg apo në kërkim, apo një politikan si Ilir Meta me gjithë familjen nën hetim.

Kjo klasë politike është në grahmat e fundit. Tani po ndodh. Ngaqë po ndodh po përpiqen që të shtrëngojnë radhët me njëri tjetrin sepse e kuptojnë që problemet i kanë të përbashkëta. kanë bërë pazare në 2008, 2017, kanë bërë pazare sistematikisht” tha ai.

Komentoi edhe rolin e ndërkombëtarëve. “Rolin e ndërkombëtarëve e ka çaktivizuar Sali Ramë Berisha duke dalë vetë në plan të parë duke thënë “ose me mua deri ditën e fundit ose asgjë fare”. Një herë e një kohë para se të ndodhin këto zhvillime sa herë ka pasur tension janë ulur te “Krokodili” në Strasburg kanë ardhur përfaqësues të ndërkombëtare duke detyruar pushtetin që të tolerojë për t’i dhënë oksigjen opozitës që të funksinojë.

Duke qenë se opozitën e ka futur në xhep Berisha, roli i ndërkombëtarëve është çaktivizuar, askush nuk është më i interesuar që të fuqizojë një opozitë që do i japë imunitet 19 kullave të Sali Berishës. Reagimet e ndërkombëtarëve kanë qenë absolutisht të ndryshme nga sa kanë qenë më parë. Askush nuk ka bekuar marrëveshjen e këtyre të dyve ama këtyre u intereson ta shesin kështu. Pyetja ime është; për cfarë u duhen këtyre ndërkombëtarët? U duhen sepse nuk kanë legjitimitet”.

I pyetur nëse pakti i ri mund të prekë reformën në drejtësi, Shabani u shpreh se beson që nuk ka për të ndodhur diçka e tillë. “Unë kam bindjen, por nuk kam të dhëna, por kam bindjen se ky ka qenë plani që në 2019. Djegia e mandateve në parlament, tentativa për të penguar zgjedhjet vendore, dorëzimi i gjithë pushtetit për ta çuar vendin në kaos, ka qenë për të penguar Reformën në Drejtësi.

Unë jam i bindur që Rama si Berisha nuk e do reformën në drejtësi. Nuk ia dolën në 2019 dhe nuk kanë për t’ia dalë as sot. Kjo ka marrë rrugën e vet, do të ecë përpara për shkak të investimit të disa aktorëve ndërkombëtarë që e duan Shqipërinë që të bëhet një shtet normal, kjo nuk do të ndodhë por është një tentativë e fundit. Si çdo njeri që kur është në grahmat e fundit, tenton çfarë i ka mbetur në dorë dhe këtyre nuk u ka mbetur asgjë veç dhunës. Kanë 30 vite që kanë jetuar përmes shpatës dhe sigurisht do të vdesin përmes shpatës” tha Shabani për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit