-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria e kërkon për vrasje! Turqia liron nga qelia Ibrahim Licin

Kryesoret

Drejtësia turke ka vendosur që të lirojë nga qelia Ibrahim Licin. Ai u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge.

Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimin e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë.

Gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrënguese ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Ibrahim Lici është një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare, i cili akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit