-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Shenjat e plumbave dhe kokaina, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë që u zhvillua mbrëmë në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë ku policia dhe agjentët e antidrogës kanë ndaluar një makinë pasi kishin informacion se po transportohej drogë.

Policia ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e shërbimit të policisë.

Shoferi i makinës i identifikuar si Enea Sulejmani duke ecur indietro me makinë ka goditur 3 agjentë të antidrogës dhe ka dëmtuar makinën e policisë. Në kushtet e vetëmbrojtjes një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

FOTO/ Makina që përplasi tre agjentët në Tiranë, polici e qëlloi në kofshë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit