-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK me njoftim: Ja përse u arrestua Jorgo Goro

Kryesoret

SPAK ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro ditën e djeshme.

Bashkë me Goron, në pranga kanë përfunduar dhe katër persona të tjerë, të cilët janë lënë në “arrest shtëpie”. Gazetarja Anila Hoxha raporton se bëhet fjalë për Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK Drejtoria Vendore Vlorë kur nisi hetimi ,Vezir Gjikoka ish-jurist, Jerasimo Bashi ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni  186/2 i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 31, datë 23.03.2024, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.G., me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë” thuhet në njoftimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit