Arrestimi i Fredi Belerit dhe Jorgo Goros u diskutuan mbrëmjen e sotme në studion e “5Pyetjet” nga Ilir Babaramo.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj theksoi besimin që ka te SPAK dhe veprimtaria e kreut Altin Dumani.
‘Rama ka kuptuar se do arrestohet zoti Goro dhe i ka paraprirë skenarit dhe ka çuar atje prefekt Vangjel Tavon. Skenari ka filluar që me kandidimin e Belerit me pëlqimin e Berishës dhe Metës. Kryetarët e bashkisë njëri pas tjetrit po shkojnë në burg. SPAK është investim amerikan. PD dhe Basha është i vetmi që mbështet SPAK. Po godet 360 gradë.
Personalisht e njoh kreun e SPAK. Kur kam qenë kryetar i PD në Tropojë, Dumani ka qenë prokuror në Tropojë. Ka zbardhur dosje të vështira. Është i pakompromentueshëm. Njoh edhe të tjerë që kanë qenë në Tropojë në momente të vështira dhe i njoh për integritet të lartë. Dumani do i zbardh të gjitha dosjet në SPAK’, tha Haklaj.