-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy kryetarë të Himarës në burg, Brahimllari: Skenar i Ramës, SPAK me dy standarte

Kryesoret

“Është një arrestim i paralajmëruar nga kryeministri” kështu e komentoi Endrit Brahimllari arrestimin e kryetarit në detyrë të Himarës Jorgo Goro.

I ftuar në studion e “5Pyetjet nga Babaramo”, Brahimllari u pyet për arrestimin e Jorgo Goros, ku u shpreh se Rama e kishte paralajmëruar këtë arrestim dhe sipas tij del qartazi mesazhi se këta persona përdoren nga Rama për më pas tu futur në qeli.

Në lidhje me hetimet ndaj Fredi Belerit, moderatori Ilir Babaramo iu drejtua me pyetjen: A ka SPAK standarte të dyfishta?

“Çdo prokuror i çështjes është zot i çështjes së tij. Patjetër ndaj asaj strukture ka prokurorë të ndershëm, por nga ana tjetër shihet qartazi se ka një përpjekje për një sistem të dyfishtë në veprimtari.

Qartazi është dirigjim i Ramës, në bashkëpunim me SPAK ose jo është çështje tjetër” u shpreh Brahimllari.

Më tej ai shtoi se ka shumë çështje të tjera ku ende ka pikëpyetje dhe se vihet re ndikimi i Ramës.

“Kemi të bëjmë me veprime që lënë shumë dyshime tek opinioni publik. Kemi çështjen e konçensioneve e cila nuk mund të mbyllet me një shpërdorim detyre nga ministri.

Çështja e inceneratorëve që është ende e paqartë. Ish-ministri i mjedisit që ka katër akuza. Ska Edi Rama gisht në këto çështje, nuk ka ndikuar në hetime?” tha Brahimllari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit