Kanë përfunduar zgjedhjet për kryetarë të degëve të Partisë Demokratike në Lushnjë dhe Selenicë.
Në një njoftim për shtyp, PD bën me dijë se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën: Eduard Sharka me 54% të votave, në degën e PD Lushnjë dhe Leonard Rakipaj me 84% të votave, në degën e PD në Selenicë.
Procesi i votimit hap në orën 8:00 të ditës së sotme, ku raportohet se është zhvillua qetë e pa probleme, deri në orën 18:00.