-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para Bashkisë/ Alimehmeti: Ajo që patë është një përshkallëzim i situatës

Kryesoret

Kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë të opozitës Ilir Alimehmeti tha në ‘5Pyetjet’ nga Babaramo, se prej kohësh vijon paligjshmëria në bashkinë e Tiranës, me këshilltarët bashkiakë që nuk kanë akses për informacione dhe as për interpelanca dhe mbledhje, prandaj dhe protesta të premten ishte një reaksion.

‘Për çdo aksion ka dhe një reaksion, është ligji i tretë i Njutonit. U penguam të bënim detyrën tonë si këshilltarë bashkiakë. Aksesi për informacion, për mbledhje u pengua me polici. Duke pasur frikë nga njerëzit, këshilltarët bashkiakë. Në detyrën tonë u penguam. Atë ditë ishte flagrante.

Ka nisur që në qershor kjo histori. Veliaj nuk u betua. Mbledhjet e këshillit bashkiak nuk transmetohen. Kemi çuar shkresa të panumërta për informacion, nuk kemi marrë.

Kemi bërë kërkesë për interpelancë nuk kemi marrë përgjigjje. Çdolloj amendamenti, kërkese hidhet poshtë. Ajo që patë është një përshkallëzim i situatës’ tha Alimehmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit