-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ervin Muça në pranga, Salianji: Ramës po i bien gurët një e nga një

Kryesoret

Gjatë një fjalimi për demokratët në Rrëshen, deputeti Ervin Salianji komentoi edhe arrestimin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça i cili ndërhyri në sistemin TIMS.

Salianji theksoi se uron që arrestimi dhe më pas vënia në arrest shtëpie e Muçës mos të jetë thjesht për truk, për të mos dhënë më tej llogari në Komisionin Hetimor parlamentar për sistemin TIMS. Ai shtoi se gjithsesi opozita do të vijojë me denoncime për aferat e shumta të qeverisë.

Ai shtoi se qeveria është sot në atë pozitë që shikohet nga të gjithë qytetarët falë punës profesionale dhe cilësore të opozitës.

Puna profesionale dhe cilësore, po ia heq cdo ditë tullat qeverisë. Kemi arritur që ta vendosim qeverinë në këtë pozitë që ju e shihni sot” tha ndër të tjera Salianj.

“OSBE ODIHR e ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar. Opozita po fiton sot përditë e më shumë terren, tek zëri ynë në parlament, tek zëri i përfaqësuesve të PD në çdo cep të Shqipërisë. Puna po sjell transparencë dhe po ia heq një e nga një qeverisë. Nuk ka ndërhyrje më të rëndë sesa të hysh në TIMS.

Arrestuan drejtorin e IT në Policinë e Shtetit. Shpresoj mos të jetë truk, që mos japin llogari në Komisionin Hetimor parlamentar. Edi Rama është drejtpërdrejtë i përfshirë në afera. Rama ka ndërtuar një sistem, që asetet shetërore të jenë në duar të individëve të dyshimtë. E vetmja rrugë që kemi është që të përballemi me këtë regjim. Nëse kemi bashkim, betejë e cilësi, rezultati do të vijë. Fitore e suksese në zgjedhjet e 2025”, deklaroi Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit