-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Diti të bën me pronë’/ Skema e zhvatjes së 448 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës

Kryesoret

Në vitin 2018, një ish-punëtor ferme i quajtur Lirim Xhameta u kontaktua nga një person me emrin Diti, i cili i premtoi se do t’ia bënte ai dokumentat për të përfituar 3 mijë metra katrorë tokë në Spitallë në periferi të Durrësit.

Muaj më vonë, personi që identifikohet si Diti në një vendim për caktim mase sigurie të Gjykatës së Durrësit, e adresoi Xhametën në një zyrë noterie, pasi më parë i dha të firmoste një akt të bardhë për marrje toke në pronësi.

Në zyrën e noterisë, Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri firmosën një akt përfaqësimi në emër të një personi që nuk e njihnin dhe morën në këmbim 200 mijë lekë nga Diti.

E vënë në lëvizje në vitin 2023 nga një denoncues, Prokuroria e Durrësit gjeti se përmes falsifikimit të akteve të Kadastrës, Xhametës i ishin kaluar në fakt 75 mijë metra katrorë tokë, të cilat edhe pse ai nuk e dinte se ku ndodheshin, ishin tjetërsuar dhe shitur për 17 milionë lekë.

“Deri në këtë fazë të hetimit, nga kryerja e veprimeve hetimore në dinamikë, ndër të tjera ka rezultuar se pasuria e regjistruar në ASHK fillimisht në emër të shtetasit Lirim Xhameta me një sipërfaqe prej 75,000 m2 dhe më pas e ndarë dhe tjetërsuar është përfituar në mënyrë tërësisht  joligjore”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi e cila disponohet nga BIRN.

E njëjta skemë është përsëritur edhe për një sipërfaqe të dytë prej 76 mijë metrash katrorë, e regjistruar fillimisht në emër të të ndjerit Dilaver Taulla. Edhe pse Taulla kishte vdekur në vitin 2003, toka kaloi në pronësinë e tij në vitin 2010 dhe trashëgimtarët e tij u vunë në dijeni në vitin 2010.

Skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në Spitallë të Durrësit është edhe më e gjerë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, 448.000 m2 tokë u zhvatën dhe u tjetërsuan përmes mashtrimit, falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët shtetërorë./BIRN

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit