-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama pengon kompanitë që ndërtuan Europën të ndërtojnë në Shqipëri

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pjesë e rrugëtimit për integrimin e Shqipërisë në BE.

‘Rama pengon kompanitë që ndërtuan Europën të ndërtojnë në Shqipëri, kjo është një shkelje e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit’, u shpreh kreu i demokratëve.

“Ju keni dëgjuar se si, rruga Ibë-Farkë kushtoi 30 milionë euro kilometri, ndërkohë që tuneli i Kërrabës që u ndërtua më parë kushtoi 13-14 milionë euro kilometri. Ju keni dëgjuar se unaza e Tiranës shkon 24 milionë euro kilometri. Ju keni dëgjuar se si, çmimi i rrugës Kardhiq-Delvinë nga 700 mijë euro që ishte në kilometrat që u ndërtuan para vitit 2013, kaloi në 5 milionë euro në kilometrat që u ndërtuan pas vitit 2013.

Kanë krijuar rregulla të cilat me të famshëm e-Albania, i përjashtojnë të huajt nga pjesëmarrja. Shpallin tenderin për 30 ditë ndërkohë që afati për të përkthyer dokumentet për firmat e huaja nga momenti i shpalljes së tenderit në e-Albania, është 38 ditë.

Prandaj dhe rrugët shemben, qytetarët vidhen. Prandaj dhe nuk ka rrugë të përfunduara. Por si mund të bësh këtë, si mund të pengosh kompanitë që ndërtuan Europën të ndërtojnë në vendin tënd. A është kjo një shkelje flagrante e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe pse? Për të vjedhur, për të vjedhur” u shoreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit