-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden, Trump, pikëpamje të ndryshme mbi përfundimin e luftës në Ukrainë

Kryesoret

Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës mbi dy vjet më parë, ka patur një rritje të mosmarrëveshjeve mes demokratëve dhe republikanëve në Kongres mbi ndihmat ushtarake për Kievin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti, shpjegon se si dy kandidatët kryesorë presidencialë dallojnë në mënyrën se si duhet trajtuar agresioni rus në Ukrainë.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë.

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara miratuan shitjen prej 138 milionë dollarësh të pajisjeve për sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës “HAWK”, që përdoren për interceptimin e raketave ruse.

Në fjalimin mbi gjendjen e vendit muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden tha se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë ballë sulmeve të Rusisë.

“Nëse dikush mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse e mbështesim Ukrainën dhe e furnizojmë me armët që i nevojiten për të mbrojtur veten”, tha Presidenti Biden.

Që nga fillimi i agresionit rus, administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe subjekteve ruse dhe ka dërguar 75 miliardë dollarë ndihma në Ukrainë.

Steven Kassels, djali i një emigranti ukrainas, thotë se do të votojë për zotin Biden.

“Të shikosh luftën atje, të shikosh Putinin dhe të shikosh njerëzit atje me të cilët për fat të keq e ka lidhur veten të paktën emocionalisht Presidenti Trump, është shumë e frikshme”, thotë ai./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit