Një debat i egër ka shpërthyer midis ministrit të Brendshëm Taulant Ballës dhe kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhit.
Debati ka nisur tek Komisioni i ligjeve gjatë diskutimit të projektiligjit për prefektin e qarkut, ku të dy kanë nisur të hedhin akuza të rënda ndaj njëri tjetrit.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Vota jonë do të jetë kundër. Mund ta merrni ju fjalën të vazhdoni videoklipin mqs e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit
Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës.. Ju ndërhyva gjë kur folët, ke një huq të keq që duhet ta ndryshosh. Iu referuat rastit të një zjarri në një qendër tregtare në Lushnjë, ndërsa ju bëni komente nga divani unë dhe kolegu kemi qenë aty dhe padyshim që mund të them që është një prej rasteve më të mira
Bardhi: U fik zjarri dhe sa ike ti u rindez zjarri.
Balla: Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët. Ta mbaroj, ti gënjen
Bardhi: Po pse?
Balla: Unë kam qenë aty deri në 4 të mëngjesit. (Bardhi ndërhyn) Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë.
Bardhi: Falë pjesëmarrjes tënde atje zjarri u shua
Balla: O zot sa… Kjo është e rëndë që t’i mund të jesh kryetar grupi parlamentar minimalisht, po ta mbaroj. Çfarë e kë