-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Skenari i makthit’: Izraeli po i shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit

Kryesoret

Sulmi i paparë i Iranit kundër Izraelit e ka shtyrë Lindjen e Mesme buzë një lufte të përgjithshme.

Teherani i lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit më 13 prill, duke e kryer sulmin e parë të drejtpërdrejtë kundër armikut të vet të përbetuar.

Pas këtij sulmi, Izraeli është duke i shqyrtuar opsionet e veta, të cilat, sipas analistëve, mund të jenë nga një ofensive diplomatike për ta izoluar Iranin, deri te sulmet ushtarake mbi Republikën Islamike.

Duke qenë se rreziku i përshkallëzimit është më i madh se kurrë më parë, skenari më i keq, një luftë e përgjithshme mes Iranit dhe Izraelit, është shumë i mundshëm, thonë analistët.

“Izraeli duhet t’i marrë parasysh qëllimet, jo vetëm rezultatet, dhe kjo nënkupton se në Izrael do të argumentohet për një përgjigje brenda Iranit, bashkë me të gjitha rreziqet që kjo i sjell”, tha Michael Horowitz, nga konsulenca ndërkombëtare Le Beck me bazë në Bahrejn.

Derisa as Irani, e as Izraeli nuk duan përshkallëzim të situatës, “vallja në të cilën janë futur ata – duke tentuar ta frenojnë njëri-tjetrin – është shumë e rrezikshme”, shtoi ai.

Sulmi i Iranit ishte hakmarrje ndaj një sulmi të dyshuar ajror izraelit në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, ku për pasojë u vranë disa komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë.

“Skenari i makthit”

Ministri i Mbrojtjes izraelit, Yoav Gallant, tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje” përpos t’i përgjigjet sulmit të Iranit.

Teherani, megjithatë, paralajmëroi se përgjigja e tij do të jetë edhe “më e fuqishme” dhe “më e gjerë”, nëse Izraeli hakmerret.

Kryekomandanti i IRGC-së, gjeneralmajor Hossein Salmani, tha më 14 prill se operacioni i Iranit i quajtur “Zotimi i Sinqertë” – e ka “ndryshuar formulën” dhe se Teherani do t’i përgjigjej veprimeve të Izraelit, në vend se të tregojë “durim strategjik”./REL

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit