Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkoi nga foltorja e Kuvendit futjen në rendin e ditës të nismave që ka depozituar në Kuvend.
“Qytetarët nuk e dinë cfarë marrëveshjesh bëni ju por qytetarët e dinë se ju prej gjashtë muajsh nën mjegullën e ish-revolucionit rahmet pastë keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD-së. Ku e ke interpelancën e kërkuar me Edi Ramën për Arben Ahmetajn, kampet e refugjatëve? Ka katër muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën.
Kosova nuk ka nevojë për lëpirje dhe duartrokitje por votimin e amendamentit për ndihmë ushtarake Kosovës këtë vit dhe cdo vit? Ku e keni? E keni kthyer në bunker Konferencë e Kryetarëve. Pres përgjigje. Cfarë keni bërë me projektligjin për vettingun e politikanëve. Pse nuk e sillni në Kuvend?
Po projektligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve? Ku i keni? Dy interpelanca me kryeministrin, amendamenti për mbështetje 50 milionë Eurove për Kosovën, ligji për vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe të paktën pesë projektligje të tjera. Pres përgjigje përse nuk vijnë në seancë meqë e keni kthyer në pazar konferencën e kryetarëve” tha ai.