-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FA Cup, El Clasico dhe Derbi i Milanos ‘ndezin’ botën e futbollit!

Kryesoret

Me gjysmëfinalet e FA Cup, El Clasico dhe derbin e Milanos, mund të thuhet se do të jetë një fundjavë e madhe për botën e futbollit.

Ditën e shtynë zbresin në fushë dy gjysmëfinalet e FA Cup. Në Wembley të Londrës, kampionët e Manchester Cityt do të përballen e Chelsean.

Pep Guardiola dhe ‘qytetarët’ nuk mund të përmbushin ‘tripletën’ këtë sezon, pas eleminimit nga Champions, kështu e gjithë vëmendja kalon në FA Cup dhe Premier League, dy tituj që ende ngelen në objektivat e klubit.

Megjithatë, Chelsea paraqet një pengesë të ndërlikuar.

Skuadra e grumbulluar shtrenjtë e Mauricio Pochettino është pak konsistente, siç e tregon pozicioni i tyre në ligë (i nënti).

Megjithatë, blutë e Londrës janë në gjendje të dhurojnë surpriza, ky kryefjala është një ‘ish-qytetarë’ si Cole Palmer.

Anglezi po kalon sezonin e jetës së tij të re me 20 gola në ligë deri më sot, përfshirë katër në daljen e tij të fundit kundër Evertonit.

Për më tepër, Chelsea ka dëshmuar dy herë tashmë këtë sezon se mund të përballet me Cityn, duke barazuar të dyja ndeshjet e ligës mes të dyve.

Të dielën do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë do të jetë mes Manchester United dhe Coventry, të ligës së dytë.

E diela sjell edhe më shumë spektakël. Nga njëra anë është El Clasico, ndoshta rivaliteti më i famshëm në botën e futbollit nuk ka nevojë për prezantim, dhe siç ndodh shpesh me të, në edicionin e fundit ka shumë më tepër sesa thjesht krenari.

Barcelona shkon në ndeshje me tetë pikë prapa rivalit të përhershëm dhe liderit të ligës Real Madrid me shtatë ndeshje për të luajtur, që do të thotë se shpresat e tyre për të ruajtur titullin do të jenë ende të gjalla nëse fitojnë, por do të jenë të vdekura nëse regjistrojnë një disfatë.

Ditën e hënë në 22 prill do të luhet një tjetër ndeshje e zjarrtë, një ndeshje krenarie mes Milanit dhe Interit.

Derbi i Milanos, i njohur në vend si ‘Derby della Madonnina’, është një nga ndeshjet më prestigjioze në futbollin italian dhe për rrjedhojë, në atë evropian. Por këtë herë një nuancë e shtuar, ndez edhe më shumë këtë përballje, nëse Interi triumfon, atëherë do të shpallej Kampion Italie, pikërisht në derbi.

Skuadra e Inzaghit ka lundruar në ujëra të sigurta për gjatë gjithë sezonit, duke dominuar në Itali, dhe Scudetto tashmë është thjesht një çështje kohe, pasi kryeson me 14 pikë pikërisht ndaj Milanit të vendit të dytë, 6 javë para përfundimit të sezonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit