Në këtë seancë raportoi edhe shefja e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, e cila shprehu pakënaqësinë e saj për mungesën e rezultateve të arritura në muajt e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të kërkuara nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Përballja Osmani-Vuҫiq në Këshillin e Sigurimit ndodhi vetëm një ditë pas bojkotimit masiv të procesit të votimit nga serbët në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, referendum ky që duhej t’i hapte rrugën zgjedhjeve të reja.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bojkotimin e procesit të votimit nga serbët në veri e ndërlidhi me presionin që qeveria e Serbisë po u bën serbëve të Kosovës.
“Tashmë janë të qarta përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur taktika kriminale dhe terroriste për të fituar kontroll dhe për të përhapur frikë, dhe njëkohësisht duke dëmtuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani, duke ju kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “vendimi i serbëve për bojkotimin e referendumit ishte i natyrshëm”, sepse sipas tij, “autoritetet e Kosovës i frynë listat e votuesve”. Aleksandar Vuҫiq, akuzoi autoritetet kosovare por edhe autoritetet ndërkombëtare për – siҫ tha- “mosthemelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, një marrëveshje kjo Kosovë-Serbi e arritur në vitin 2013.
“Këto 11 vite janë 11 vite premtimesh të paplotësuara, bisedash të përditshme, arsyetimesh dhe gënjeshtrash dhe paaftësisë së Bashkimit Evropian si garantuese e marrëveshjes. Autoritetet e Kosovës kanë krijuar kushte të padurueshme për jetën e pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, tha Vuҫiq. Ai madje kritikoi edhe raportimin në Këshillit të Sigurimit të përfaqësueses së UNMIK-ut, e cila sipas presidentit serb, nuk i kishte përfshirë në raport “.
Ndiqni KËTU shkrimin e plotë