Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen Xibraka më 24 maj.
Hetimet janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.
Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose nesër) apo në një datë dhe ore tjetër pas 23 majit. Keshtu nga ana e SPAK u caktua data 24.